Kryeministri Edi Rama bën me dije se pyetësorët e Këshillimit Kombëtar të kthyer me postë nga qytetarët kanë kaluar numrin 1000.

 

Ndërkohë numri i pyetësorëve të plotësuar online ka kaluar mbi 36.000. Kreu i qeverisë fton qytetarët të japin mendimin e tyre mbi pyetjet në Këshillimin Kombëtar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun https://keshillimikombetar.al/ Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”, shkruan Rama.