Makinave sportive, “Rally Albania 2021” për rreth një javë kanë dhuruar spektakël në një garë që nisi nga Narta, duke përshkruar gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumin e Vlorës, për të iu drejtuar edhe Gjirokastrës.
Itinerari i “Rally Albania 2021”, zhvilluar nga data 5 deri më 12 qershor, vijoi në Ersekë dhe Peshkopi për t’u përmbyllur me ceremoninë e shpalljes së fituesve në kryeqytet.
Gara e madhe e makinave, Rally Albania në edicionin e tij të 17-të mblodhi 300 piesëmarrës të huaj nga e gjithë Europa nga 30 shtete, u bënë pjesë e kësaj gare. E veçanta është se këtë vit kishte një pjesëmarrje të madhe edhe të vajzave, krahasuar me edicionet e kaluara.
Garues vendas e të huaj me motorë në disiplina të ndryshme dhe në makina, kanë përshkuar më shumë se 2200 kilometra thuajse të gjithë territorin shqiptar nga veriu në jug duke promovuar jo vetëm kulturën e motorsportit, por edhe turizmin shqiptar.
Organizatorja e kësaj garë, Julinda Dhame është shprehur se kjo garë shërben dhe për imazhin e Shqipërisë në sytë e të huajve.
Në ceremoninë festive të ndarjes së çmimeve organizuar në Tiranë u shpallën edhe fituesit në katër kategoritë, moto, quad, makina dhe Ssv.
Në kategorinë moto fitues u shpallën 3 garues nga Italia, Jacopo Cerutti, Paolo Lucci dhe Tommaso Montanari.
Në kategorinë moto, fituan dy lituanezë Antanas Kanopkinas dhe Adomas Gancierius si dhe Joze Zalar nga Sllovenia.
Për kategorinë makina, Almir Dervisha/ Ivi Gjoka, Laverion Nurka /Besi Kullolli nga Shqipëria si dhe Maurice Unachs / Maurice 3.van Weersch –NL.