Ditën e djeshme, vendi ynë, i gjithë Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina dhe pjesa më e madhe e Kroacisë janë përballur me mungesën e energjisë.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar i cili zakonisht zgjat gjashtë muaj.

Problemi ka lindur si pasojë e rritjes shumë të madhe të ngarkesës ditore dhe temperaturave shumë të larta, ka njoftuar zyrtarisht ministri malazez i Energjisë, Sasha Mujoviq.

Zyrtarët malazezë pohojnë se ndërprerja e energjirsë elektrike në rajon e sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor dhe temperaturave të larta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një hetim ndërkombëtar nga Shoqata Zyrtare Evropiane e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit do të përcaktojë se nga kanë nisur problemet.

I gjithë Mali i Zi, me përjashtim të një pjese të rajonit verior, një pjesë e madhe e Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike dje rreth mesditës.

Në raportimet e para, disa media deklaruan se Mali i Zi ishte përgjegjës për problemin në rajon, dhe më pas u raportua se kolapsi ishte shkaktuar nga problemet në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministrja e Energjisë, Belinda Baluku konfirmoi se kishte një dështim në interkoneksionin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lajmi në përditësim…