Fluks mjetesh ne aksin rrugor Boboshtice-Dardhe. Fluksi i levizjeve ka qene i larte ne te dy anet e levizjes ne kete aks, pasi turiste te shumte zbrisnin nga Dardha ne drejtim te Korçes dhe te tjere qe leviznin nga qyteti me i madh ne juglindje te vendit drejt fshatit turistik.

Problemet me te medha jane shkaktuar ne aferi te skipistes ne maje te Qafe Biglles aty ku drejtues mjetesh ne menyre te pa kujdesshme kishin parkuar mjetet e tyre. Por rruga e Dardhes eshte e veshtire edhe per shkak te trafikut te renduar si asnje here tjeter, aks i cili e ka te veshtire te perballoje levizje kaq te shumta per shkak te gjeresise jo krejt te mjaftueshme te rruges.

Policia ka bere gjithcka duhet per te normalizuar situaten por turistet bejne me dije se kane pritur gjate per te zbritur ne Korce e te tjeret per t’u ngjitur ne Dardhe. Duhet thene se trafiku gjate gjithë ketyre diteve ka qene shume i renduar jo vetem ne Dardhe, Boboshtice e Voskopoje, por edhe brenda qytetit te Korces ku ka qene thuajse e pamundur per te levizur normalisht ne mjete.

Juglindja qe nga data 31 dhjetor ka pritur e percjell me qindra turiste qe zgjodhen Korçen dhe fshatrat turistik per te kaluar festat e fundvitit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";