Vazhdojnë edhe sot aplikimet nga banorët për të përfituar grantin e rikonstruksionit për shkak të tërmetit. Radhë të shumta janë regjistruar edhe sot ne mjediset e prefekturës së Durrësit.
Burime nga zyra e rindërtimit pranë prefekturës bëjnë të ditur se në total do të jenë afro 1000 aplikime qytetarësh që po merren në dorëzim që nga dita e djeshme. Që në mëngjes herët policia bashkiake dhe punonjës të zyrës në fjalë kanë shpërndarë numrat në mënyrë që qytetarët të mos presin të gjithë në radhë.
Personat që po aplikojnë në këto dy ditë janë kryesisht ata që jetojnë jashtë vendit dhe të tjerë që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur të dorëzojnë aplikimet e tyre në kohë.
Ditën e sotme është njoftuar se sportelet do të punojnë deri në orët e vona të mbrëmjes në mënyrë që të merren në dorëzim të gjitha aplikimet. Aplikantët janë persona që kanë dëme në shtëpitë e tyre sipas shkallës DS1, DS2 dhe DS3.