![Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, ndërron jetë punëtori 30-vjeçar në Tiranë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/12/1640186250_f44ce0aa5c7e4471a82de9840724279e1024x5761-709x400.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një 30 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.
Policia bën me dije se rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç.
Advertisement
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.