Pedagogu Ervin Goci, i ftuar në emisionin 7 pa 5 ka folur për situatën në vend dhe protestën e zhvilluar pasditen e djeshme për ngritjen e çmimeve.
Sipas Gocit, opozita është në pikën e saj të fundit dhe të gjitha protestat i ka përdorur në mënyrë skandaloze. Profesori theksoi se nëse e gjithë kjo energji e qytetarëve do ishte shfrytëzuar mirë do ishte një ndër periudhat më të mira.
“Të gjitha protestat, opozita i ka përdorur në mënyrë skandaloze, nuk i ka dalë kurrë për zot. Unë mendoj që ka qenë gabim, që opozita e ka detyrë kushtetuese që të luftojë sidomos kur shteti tregohet i dhunshme. Tani mund të them që ka qenë një zhgënjim i jashtëzakonshëm. Opozita nuk ka kryer asnjë lloj detyre minimale le më të pretendojmë se mund të përmbyste pushtetin. E gjithë kjo energji nëse do ishte shfrytëzuar mirë do ishte një ndër periudhat më të mira. Ne kemi pasur kundër jo vetëm shtetin, por edhe opozitën“, u shpreh Goci.