Qytetarët protestë për çmimet/ Rama: Brenda 48 orësh do të kemi skenarët për përballimin e krizës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qytetarët protestë për çmimet/ Rama: Brenda 48 orësh do të kemi skenarët për përballimin e krizës

Në një kohë kur dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, Edi Rama po zhvillon një komunikim të drejtpërdrejtë në “Facebook” nga zyra e tij për rritjen e çmimeve.

 

Ndërsa tregoi se brenda 48 orësh do të shpalosen skenarët për përballimin e krizës, kreu i qeverisë theksoi se nuk është shteti ai që vendos dhe kontrollon çmimet.

 

Advertisement

“Dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës popullit kur foli në 6 bashki tha 5 herë: Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook. Problemi është te rëndësia e madhe që ka bashkimi në një situatë të tillë. Nëse do të isha në rehatinë time, nuk do të isha në këtë detyrë. Jam njeriu i fundit fare në Shqipëri që pres me qetësi rritjen e çmimeve dhe të gjitha problemet e tjera që krijohen. Kur unë paralajmërova krizë, të tjerët e quajtën sajesë. Nuk e di ku e gjejnë këtë arsye ata të cilët flasinë për lojëra. Fakti tregoi që kjo nuk ishte një lojë, kur unë fola për krizë, askush nuk e  kishte idenë. Nuk do të preket çmimi i energjisë, do ta mbrojmë këtë zotim. Kjo qeveri, jo vetëm që nuk i ka kthyer kurrizin njerëzve, por po punon për të lehtësuar hallet e njerëzve të këtij vendi. Çmimet po kërcejnë marramendshëm. Kjo qeveri nuk mund të akuzohet kurrën e kurrës për mospasjen e vëmendjes ndaj njerëzve, sidomos ndaj atyre në nevojë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy