Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka vendosur për vijim të protestës së pedagogëve deri në një afat të pacaktuar.

 

Lajmin e konfirmoi kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi në Quo Vadis.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protesta do të vijojë në formën e ndërprerjes së plotë të procesit mësimor përgjatë gjithë ditës, si dhe nëpërmjet grumbullimit para fakulteteve në orën 10.00.

 

D E K L A R A T A:

Të dashur kolegë të IAL-ve publike! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), duke falenderuar stafin akademik dhe ndihmës akademik e administrativ që mbështeti protestën e ditës së parë, deklaron vijimin e protestës edhe në ditët në vijim, në mbështetje të Peticionit të datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe rektorëve të IALve publike, në formën e ndërprerjes së plotë të procesit mësimor përgjatë gjithë ditës, si dhe nëpërmjet grumbullimit para fakulteteve në orën 10.00. Të gjithë Fakultetet e Universitetit Politeknik do ta zhvillojnë protestën e orës 10.00 të qendërzuar para godinës së Korpusit Qendror të UPT-së. Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve dhe universiteteve tona. Një thirrje të veçantë i bëjmë ndërgjegjes së atyre kolegëve që nuk i janë bashkëngjitur kësaj lëvizje deri tani dhe do e kanë mundësinë të kontribuojnë në ditët në vijim. Misioni ynë akademik vazhdon!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";