Ish kandidati i VV’së për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i ka treguar arsyen Periskopit pse e shau deputetin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karametën.
Karameta përmes një postimi në facebook kishte dalë kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësor. Karameta i tha Vitisë të marrë guximin dhe t’u kërkojë falje qytetarëve e mantelbardhëve, sepse sipas tij, do të çlirohej sadopak.
Lidhur me këtë Shartari e ka sharë me rob shtëpie deputetin e ‘GUXO’-së.
“Ti **fsha robt ty o deputet. Ti se din spari qka eshte virusi as kah vjen e ku shkon. E sa per mjek *ije nanen tane se mjekt duhet me punue gjat orarit qe kan a mendove ti qe e paguhen me nr te pacientve a? Shko te Isa yt more ti *ifsha qka kie nshpi e nvorre qe 30 vjet”, shkroi Shartari në Facebok.
Shartari i ka thënë Periskopit se e ka sharë deputetin Karameta për arsye se ky i fundit dëshiron ta përçajë Qeverinë Kurti.
“Jam aktivist as s’kam pasë kurrë tjetër qëndrim. E kam sha at karamanin që kqyrë ta përçajë qeverinë ti e di çka i ka thënë Vitisë”, deklaroi Shartari.
Ai ka thënë se është ende përkrahës i VV’së dhe shprehet se Vitia ka bërë një punë të madhe në sektorin e Shëndetësisë pavarësisht numrit të madh të viktimave dhe rasteve pozitive me koronavirus.
“Unë e di që Vitia ka bërë dhe bënë punë të madhe”, tha Shartari.
I pyetur nëse z. Shartari pret ndonjë post nga Qeveria Kurti në një të ardhme ai thotë se nuk e dëshiron atë.
“Jo un s’dua poste jam shum mirë, absolut e mbroj Qeverinë që është dalë me mbi 52%, përgjigjet shkurt ai.