Një vrasje me armë zjarri ndodhi këtë të enjteje në fshatin Goraj në Berat. Vangjel Polovina 44-vjeç, nga Kuçova qëlloi për vdekje me breshëri kallashnikolli qiradhënësin e tij, Ajet Guneli 41-vjeç. autori zbrazi mbi trupin dy karikatorë me plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ndodhi në oborrin e një lokali në afërsi të liqenit të fshatit Goraj ndërsa autori u arrestua nga policia gjatë momentit që po tentonte të largohej me një mjet tip fugon. Në momentin e ekzekutimit Guneli ishte duke pirë kafe me dy persona të tjerë, të cilët fatmirësisht nuk u prekën nga plumbat.
41-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte me familjen e tij.
Ai i kishte dhënë me qira një stallë derrash autorit të vrasjes, por prej rreth një viti e gjysmë ky i fundit nuk i kishte paguar asnjë lek. Mos shlyerja e detyrimit kishte sjellë edhe debat mes tyre pak ditë më parë.
Banorët e zonës thonë se viktima nuk ishte person problematik.
Banor 1
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Nuk di gjë se si erdhën ngjarjet. Ishte djalë shumë i mirë. Par dy netësh erdhi hëngri darkë me çunat e mi.
Banor 2
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Asnjë gjë nuk dimë se ca ndodhi. Isha larg isha në punë. Menduam se hidhnin fëmijët shashka.
Ndërkohë autori i krimit tha në polici se shkak për vrasjen u bën ofendimet e vazhdueshme të qiradhënësit ndaj tij.