Për gjithë mallrat që do të hyjnë nga Kosova në Shqipëri do të hiqen tarifat doganore. Se kur kjo do të ndodhë, kryeministri Edi Rama nuk e ka një datë. Ai shprehet i sigurtë se ky vendim do të çojë në rritjen e volumit të shkëmbimeve tregtare në 1 miliardë euro në vit.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Ne do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme dhe do ta hapim pa tarifa doganorë kufirin për bizneset e Kosovës. Nëse volumi tregtar nuk mund të shkojë mbi 1 miliardë euro ne nuk jemi aty ku duhet. Por aman e kishim volumin tregtar pak më shumë sesa çmimi i këpucëve te Kristiano Ronaldos, tani jemi mbi të, duhet të shkojmë te gjithë te Mancester United, si ekip. Ky do të konsiderohet një fakt dhe jo një arsye për të bërë spekulime të natyrës politike sepse unë jam tërësisht i papërfshirë dhe i painteresuar të përfshihem në jetën poltike të Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendimin që çliron nga tarifat doganore bizneset fqinje që veprojnë në vendin tonë dhe jo anasjelltas e vlerëson si tejet serioz që së pari kërkon studim.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
Jemi shumë të interesuar që të bashkohemi në këtë aspekt prandaj kjo është një marrëveshje shumë serioze edhe padyshim në muajt dhe vitet në vijim do të rritet edhe volumi i shkëmbimeve tregtare edhe investimet te njëri tjetri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me gjithë kundërshitë për “Ballkanin e Hapur” dy kryeministrat deklarojnë publikisht se kjo nuk përbën asnjë pengesë për të çuar përpara bashkëpunimin ekonomik mes shqiptarësh.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
Ajo është e një dimensioni tjetër, pra jo biletarale, jo midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asgjë të re për t’iu thënë.

 

Edi Rama dhe Albin Kurti folën për një marrëdhënie vëllazërore. Lajmeve në disa media se kryeministri shqiptar po përpiqet të rrëzojë nga qeveria homologun kosovar iu përgjigjën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
Porti i ri i Durrësit, porti i thatë i Prishtinës, hekurudha Tiranë Prishtinë në mes. Kjo është çështja më e rëndësishme për të dyja vendet. Dhe unë do të bëjë çdo titë fushatë për këtë. Deklaratat, përshtypjet, intrigat e komenet ndaj kujt, për besë janë të pakrahasueshme me ato që po bëjmë me këto mbledhje të përbashkëta.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albin Kurtit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vetë nuk ka kush e rrëzon.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbledhja e tetë mes dy qeverive u mbyll me dy angazhime. Për 110 vjetorin e pavarësisë, në nëntor parlamenti i Kosovës dhe i Shqipërisë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët. Para se dy kuvendet të bashkohen në një, në shtator Shqipëria do t’i paraqesë Këshillit të Evropës një rezulutë kundër raporit të ish-prokurorit zviceran Dick Marty që akuzon disa prej krerëve të ish- UÇK-së për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Unë do të shkoj personalisht në Strasburg për një fakt është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Marty si dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një shtëpie të verdhë dhe trafikut të organeve njerëzore. Për këtë dikush duhet të hapi veshët në mos të përgjigjet të paktën të dëgjojë. Bota këtë duhet ta dëgjojë, sponsorat e atij tribunali duhet ta dëgjojnë. Ai tribunal është krijuar për tiu dhënë përgjigjev akuzave të Dick Marty. Nuk ka asgjë në atë akt-akauzë. Zero.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";