Socialistët inkurajojnë prokurorinë që ta bëjë deri në fund punën e saj, edhe kur bëhet fjalë për persona që janë në rradhët e tyre.
Këtë qëndrim mbajti ministri i drejtësisë Ulsi Manja, pas mbledhjes se qeverisë.
Advertisement
ULSI MANJA
MINISTER I DREJTESISE
“Në fakt pyetja juaj ka të bëjë me çështjen e drejtësisë dhe qëndrimi i PS ka qenë i qartë. Çështjet e drejtësisë ne i inkurajojmë për të bërë hetime dhe ne kemi ndërmarrë një nga reformat kryesore dhe ne kemi qenë të bindur dhe sot më shumë se kurrë pasi 99.9% të shqiptarëve donin drejtësi të pavarur. Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë, kushdo shkel ligjin duhet të mbajë përgjegjësi personale. Është PS ajo që është votuar nga mbi 800 mijë shqiptarë për të qeverisur vendin.”
Advertisement