Qeveria heq fondin për ekselentët/ Rama: Vendimi, për ti mbajtur të rinjtë në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria heq fondin për ekselentët/ Rama: Vendimi, për ti mbajtur të rinjtë në Shqipëri

Fondi i ekselencës për studentët që ikin jashtë vendit do të hiqet. Sipas këtij vendimi, nuk do të financohen më ata që ikin, por vetëm ata studentë me 10-ta që zgjedhin të studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri.

 

Kryeministri Edi Rama e bëri publik këtë vendim gjatë prezantimit të programit të doktoraturës në universitetin Bujqësor të Tiranës.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I VENDIT

 

Ne do të investojmë dhe nga të ardhurat tona, po përgatisim spostimin e një fondi të ekselencën nga pagesa e atyre që ikin jashtë dhe nuk kthehen më, do kthehen te burimet e brendshme dhe po strukturime një politike të re që do të mbështesë studentët me xixa dhe pedagogët, për studimet, për masterat me kushtin që të qëndrojnë në Shqipëri, një periudhë kohe dhe të kthejnë detyrimin, se fondi i ekselencës që sot ka mundësuar diplomimin e 300 të rinjve shqiptar është shumë i konsiderueshëm dhe është krijuar atëherë kur u krijua me dëshirën e mirë që këta të ktheheshin në vend dhe këta të rinj që kanë marrë diploma në universitete më të njohur atë botës të kenë turp që kanë marrë një angazhim me vendin e tyre, kanë marrë para nga vendi i tyre, kanë marrë përsipër detyrimin që të kthehen dhe ta sjellin dijen këtu dhe ndërkohë nuk ka ndodhur. Nuk do të vazhdojmë më ata që ikin për të mos u kthyer, por do të ndryshojmë kahun e këtij fondi dhe modelin që e kemi para syve, do e financojmë me të ardhurat tona, që do të thotë siç kemi 30 doktorantë në UBT, nesër do kemi më shumë.

Advertisement

 

Rama nuk kurseu edhe batutat për numrin e lartë të diplomave, duke u shprehur se ai është i vetmi në sallë pa tituj akademikë.

 

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I VENDIT

Në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe asnjë statusi akademik. Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr ku të gjithë shqiptarët janë me Master.

 

Advertisement

 

Me këtë politikë të re qeveria shqiptare synon të mbështesë studentët ekselentë, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të ndjekin kualifikime të mëtejshme në vendin e tyre.

 

Në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane pritet të marrë jetë një program i Doktoraturës në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy