Qeveria greke ka menduar të stimulojë vaksinimin e të rinjve duke shpërndarë një lloj financimi.

Sipas kësaj mase, qeveria do të paguajë paraprakisht 150 euro të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që ata të marrin të paktën një dozë vaskinimi dhe shuma do të akordohet në formën e një karte të quajtur “liria e kalimit” e cila mund ta paraqitet në mjedise publike.

“Ky është një borxh ndaj të rinjve, një dhuratë mirënjohjeje, veçanërisht para verës. Është një falenderim për durimin dhe këmbënguljen e tyre”, është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";