Në mbledhjen Komisionit të Ekonomisë, po diskutohet për Aktin Normativ të qeverisë lidhur me buxhetin e shtetit.
Deputeti Dashamir Shehi u shpreh se qeveria po fshihet pas fatkeqësive. Shehi është ndaluar edhe tek paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama, për krizën energjitike.
Sipas tij, Qeveria ka konsumuar të gjitha mjetet financiare për të përballuar këtë situatë që mund të vijë.
“Ku jemi me borxhin publik? Kemi dy tre vjet që fshihemi pas këtyre fatkeqësive. Buxheti shqiptar ka një defekt që është struktural prej 15 vitesh. Ku paska ecur kaq shumë unaza e Tiranës që iu dashkan dhënë ca pare. Zoti kryeministër them pa të drejtë foli për energjinë, për një lloj krize të re që nuk është fare fatkeqësi natyre, e cila do të ketë nevojë përpara në fund të vitit. Ato realisht mund të jenë dramatike. Ne i kemi konsumuar mjetet financiare që tani. Ku do shkojmë kur të vijnë realisht ato. Atëherë hajde ti biem përgjysmë kësaj pune dhe kur të vijë puna deri në fund të vitit do të bëjmë prap ne ndonjë akt normativ. Ne i kemi konsumuar të gjitha mjetet financiare,” është shprehur Shehi.