Qeveria e Kosovës zbut masat ndaj pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria e Kosovës zbut masat ndaj pandemisë

Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi të martën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat e ndikojnë edhe orarin e lëvizjes së qytetarëve dhe orarin e veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë.

Me masat e reja, orari i lëvizjes së qytetarëve është zgjatur për një orë, përkatësisht deri në orën 20:00.

Deri më tash, qytetarëve u është ndaluar lëvizja, përveç për raste emergjente, nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

Qendrat tregtare dhe shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë po ashtu do lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00 – një orë më shumë se deri më tash.

Advertisement

Personave mbi moshën 65 vjeç do t’iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore, thuhet në vendimin e ri.

Vendimi hyn në fuqi më 23 dhjetor, 2020, në orën 05:00, dhe vlen deri në një vendim tjetër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy