Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektuan qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë. Ministrja tha se pandemia nuk e ndali qeverinë që ta rikonstruktojë qendrën, e cila do të ofrojë shërbim 24 orë për 14 mijë banorë.
“Kjo qendër shëndetësore 24 orëshe ofron shërbim për 14 mijë banorë dhe në kuadër të programit tonë të 300 qendrave shëndetësore, tashmë është rehabilituar. Edhe në kohë pandemie, ia kemi dalë që gjatë 2020-ës, të vijonim me programin tonë të rehabilitimit dhe tashmë kjo qendër është transformuar totalisht”, tha Manastirliu.
Gjatë inspektimit, ajo shtoi se po kryhet organizimi për të shtrirë në mënyrë kapilare vaksinimin në të gjithë rrjetin e qendrave shëndetësore.
Advertisement