Duke ndjekur shembullin e Australisë, Britania e Madhe dhe Franca janë dakordësuar që ti japin fund krizës shumëvjeçare të refugjatëve duke i transferuar ata në një qëndër azili, që mund të jetë edhe në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga prestigjozja britanike “The Times” dhe mundësinë e një zgjidhjeje të tillë e konfirmoi edhe zëvendës kryeministri Dominik Rab.
DOMINIC RAAB
ZV/KRYEMINISTER, BRITANI E MADHE“Ne kemi parë 19,000 kalime ilegale vetëm këtë vit, 65 dënime të dhëna për bandat kriminale që lulëzojnë në këtë tregti të mjerë. Sekretarja e Brendshme është takuar me homologen fanceze këtë javë. Vendosmëria e tyre është që të eliminojnë të gjitha këto kalime të paligjshme. Fokusimi në përpunimin rajonal, është ndoshta mënyra optimale për t’u marrë me refugjatët sa më afër burimit të jetë e mundur, ne duam të shikojmë me partnerët ndërkombëtarë se si ta zvogëlojmë faktorin tërheqës. Shqipëria është një nga këto vende.”
Advertisement
Nuk ka vonuar reagimi i kryeminsitrit Edi Rama dhe ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka të cilët e kanë mohuar kategoriksiht mundësinë për realizimin e një plani të tillë.
Mediat britanike shkruajnë se kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme nga Franca, me gomone apo varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve. Projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 paund për çdo emigrant për fluturime dhe akomodim.
Këshilli Britanik për Refugjatët bërit të ditur se gati dy të tretat e migrantëve që kalojnë Kanalin për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar janë me origjinë nga Lindja e Mesme. Më shumë se 61 për qind e atyre që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përgjatë 21 miljeve drejt Calais në Dover janë shtetas nga vende të tilla si Irani dhe Iraku.