Qëlluan me armë zjarri drejt një makine dhe u larguan/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy 19-vjeçarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qëlluan me armë zjarri drejt një makine dhe u larguan/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy 19-vjeçarët

Policia e Skraparit ka shpallur në kërkim dy 19-vjeçarë, të cilët qëlluan me armë në drejtim të një makine të bashkëmoshatarit të tyre.

 

Në momentin e ngjarjes, shtetasi me iniciale I.D ka qenë jashtë automjetit, duke bërë që nga të shtënat të mos ketë asnjë person të lënduar.

 

Advertisement

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes të rinjve, ndërsa autorët kanë braktisur mjetin e tyre kur kuptuan që po ndiqeshin nga policia dhe u larguan në një zonë të pyllëzuar.

 

Blutë po vijojnë punën për kapjen e shtetasve A.G dhe F.Ç.

 

Advertisement

Skrapar

 

Qëlluan me armë zjarri pas një konflikti, braktisën automjetin gjatë ndjekjes nga Policia dhe u larguan në një zonë të pyllëzuar, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy 19-vjeçarë.

 

Advertisement

Në Çorovodë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. G., 19 vjeç në bashkëpunim me shtetasin F. Ç., 19 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., 19 vjeç, i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

 

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të këtij rasti, të cilët kur kanë konstatuar se po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në një zonë të pyllëzuar.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë vijojnë ende ndjekjen e tyre dhe kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e tyre.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy