Qëllon në ajër me armë në rrugën e Dibrës dhe largohet/ Arrestohet nga policia 49 vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qëllon në ajër me armë në rrugën e Dibrës dhe largohet/ Arrestohet nga policia 49 vjeçari

Një 49 vjeçar me iniciale I.A i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia.

 

Në një njoftim, blutë bëjnë me dije se 49 vjeçari në datën 11 korrik të këtij viti ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit që kishte me vete pa leje dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës në kryeqytet.

 

Advertisement

Pas identifikimit, ai u dënua me burg për dy vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Tiranë

 

Advertisement

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “The night”.  

 

I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

 

Advertisement

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim  të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The night”.

 

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Reshit Petrela”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 49 vjeç, banues në Tiranë. 

 

Advertisement

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Më datë 11.07.2022, shtetasi I. A. dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike, në Rrugën e Dibrës, duke qëlluar në ajër, me një armë zjarri që e mbante pa leje.    

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy