Anëtari i PD në Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin ka rënë në prangat e policisë.
Konflikti në zyrtat e PD nisi për anëtarësimin e simpatizantëve në PD, gjë që u kërkua nga Rica por u kundërshtua nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.
Advertisement
Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.