Lirohet anëtari i partisë demokratike, Van Rica i cili qëlloi me armë zjarri pak ditë më parë në zyrat lokale të selisë blu në kurbin.

 

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditor. Kërkesë kjo që u kundërshtua nga pala mbrojtëse me argumentin se akuzat për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje” nuk qëndrojnë, pasi pistoletën 53-vjeçari e kishte me leje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi u njoh me qëndrimet e palëve, gjykata e Kurbinit vendosi “detyrim paraqitje” për Van Ricën.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të hënës gjatë mbledhjes që dega e PD në Laç po zhvillonte për primaret.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Van Rica kërkoi anëtarësime të reja të disa simpatizantëve, por kërkesa e tij u refuzua nga nënkryetari i degës së PD, Kastriot Marku. Gjatë debatit, 53-vjeçari qëlloi me armë zjarri e më pas u largua.