“Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin” është fokusi i ndërhyrjes në Pukë e Shkodër mbështetur nga UNICEF Shqipëri dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nën Programin “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore”.
Ndërhyrja nëpërmjet një kombimini të organizatave të shoqërisë civile, profesionistëve të fushës juridike dhe psikologjike dhe të Drejtësisë Miqësore për të Mitur, si dhe institucioneve përkatëse ligjzbatuese dhe referuese në të dy bashkitë, u fokusua në forcimin e këtyre institucioneve dhe profesionistëve në nivel vendor për zbatimin e qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin, si dhe ofrimin e shërbimeve të integruara ndërdisiplinore dhe me bazë komunitare, si mjetet e duhura për rehabilitimin dhe ri-integrimin e fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin, duke përfshirë dhe ata në rrezik.
Zbatuar nga organizatat partnere Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” me mbështetjen e UNICEF Shqipëri, dhe në bashkëpunim me qeverisjen vendore dhe institucionet përkatëse ligjzbatuese në Pukë e Shkodër, ndër të tjera u arrit gjithëpërfshirja institucionale dhe bashkëpunimi proaktiv dhe ndërdisiplinor ndërmjet institucioneve në nivel vendor me institucionet e zinxhirit të sistemit të drejtësisë në kuadër të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë për të Mitur, qasjeve restauruese dhe Marrëveshjeve te bashkepunimit nder-institucional.
Në këtë kuadër, pas një pune një vjeçare mes gjithë strukturave, trajnimeve dhe angazhimeve në trajtimin e rasteve, u arrit për herë të parë realizimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndër-Institucional në Bashkinë e Pukës dhe në Bashkinë e Shkodrës.
Rreth 14 institucione të Drejtësisë, Arsimit, Punësimit dhe Shërbimeve Sociale si në Shkodër ashtu dhe në Pukë, nën kujdesin e të dy Bashkive u angazhuan në qasjen ndër-institucionale dhe ngritjen e mekanizmit ligjzbatues, nën kujdesin e të dy Bashkive u angazhuan në qasjen ndër-institucionale dhe ngritjen e mekanizmit ligjzbatues, duke çuar përpara në zbatim Marrëveshjet e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkive Pukë e Shkodër për angazhimin në zbatim të Drejtësisë Miqësore për të Miturit dhe qasjeve restauruese.
“Shërbimi social, por edhe policia e kanë vënë në jetë tashmë Marrëveshjen e Bashkëpunimit. Këto institucione kanë identifikuar raste të të miturve, të cilëve, me ndërhyrjen e projektit, po u ofrohet ndihmë psikologjike, ligjore, shërbimi i ndërmjetësimit, aftësim për jetën, por edhe mbështetje të një natyre ekonomike. Një pjesë e këtyre të mituve vijnë nga familje me status socio-ekonomik jo të mirë që kanë nevojë për mbështetje shumëdimensionale, në funksion të mirërritjes së fëmijëve të tyre”
Këto marrëveshje sjellin në formë të plotë qasjen ndërinstitucionale, ku të gjithë institucionet ndërveprojnë si një mekanizëm bashkërendues për zbatimin e procedurave ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin, si dhe ofrimin e shërbimeve të integruara ndërdisiplinore dhe me bazë komunitare, si mjetet e duhura për rehabilitimin dhe ri-integrimin e fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin, duke përfshirë dhe ata në rrezik trafikimi.
“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Shërbimin e Provës. Ky institucion, e ka kuptuar qartë rëndësinë e referimit të rasteve të të miturve në konflikt me ligjin në procesin e mentorimit. Bashkëpunimi ndërinstitucional është një pikë e forte, e cila është nxitur nga ky projekt. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi kemi arritur të eksplorojmë aftësitë e fëmijëve, për rastet që po trajtojmë dhe t’i zgjojmë ato, sepse shpesh janë të fjetura.”