Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur me automjet. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të automjetit, me të cilin udhëtonte i riu, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Arrestimi i tij u bë në rrugën “5 Maji”, në kryeqytet.
“Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia./vizionplus.tv
Advertisement