Qafë Thanë/ Sekuestrohen 7 tonë kafe kontrabandë, një i arrestuar dhe 5 në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qafë Thanë/ Sekuestrohen 7 tonë kafe kontrabandë, një i arrestuar dhe 5 në kërkim

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar dhe shpallur në kërkim pesë të tjerë, pasi transportonin sasi kafeje kontrabandë.

Policia njofton se të përfshirët paraqitën dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së kafesë që kanë transportuar, për të mos paguar doganë.

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dhe kamionin që transportonte sasinë e kafes, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se gjatë kontrolleve të kryera në banesën e një prej të shpallurve në kërkim u gjetën dhe sekuestruan 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy