Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të njohur separtatistët të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.
MJEP shqiptare ka dënuar vendimin e Putin, ndërsa thekson se kjo është shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Advertisement
“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, thuhet në reagim.