Moskë- Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç në një bisedë telefonike kanë diskutuar për çështjen e Kosovës dhe furnizimin me vaksina, transmeton (AA)

Në njoftimin e Kremlinit thuhet se Putin zhvilloi bisedë telefonike me Vuçiçin. Një nga temat e bisedës ka qenë edhe çështja e Kosovës ndërsa Vuçiç me këtë rast shpalosi situatën për Kosovën në kontekst të bisedave të tij me partnerët e jashtëm.

“Pala ruse konfirmoi qëndrimin e saj parimor mbi zhvillimin e një zgjidhjeje të ekuilibruar të problemit të Kosovës, e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Është theksuar se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë për këtë dhe çështje të tjera të rëndësishme”, thuhet më tej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu Putin dhe Vuçiç kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale si dhe për furnizimin e vaksinës “Sputnik V” (GamKovidVak) që e zhvilloi Rusia.