Që nga ora 07:30 e të dielës së sotme kanë ushtruar të drejtën e tyre 717.334 qytetarë.

Procesi i votimit kësaj radhe solli një rezultat të lartë në krahasim me vitet e shkuara.
Ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e parë në vend.
Bashkia e Pustecit ka qenë e para ajo e cila ka nisur procesin e numërimit, pasi kanë transportuar në KZAZ të gjitha kutitë e votimit.
Mësohet se në Pustec po numërohen votat e 7 qendrave të votimit nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

Ndërkohë, nga numërimi i kutisë së parë në Bashkinë Pustec, fshati Kallamas kemi këto rezultate:

-PS 118
-PD 114
-LSI 17

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Por, vetëm pak minuta më parë, Vizion Plus ka mësuar se bashkia që ndjek Pustecin është ajo e Policanit, e cila po ashtu ka filluar procesin e numërimit, në qarkun e Beratit. Të gjitha kutitë e votimit të 23 qendrave të votimit janë dërguar në KZAZ 67. Në Polican pjesëmarrja në votim ka qenë 51.25 % nga 13 180 qytetarë me të drejtë vote.