“Pushtimi nuk do të jetë shëtitje për Rusinë”/ Ambasadori i Ukrainës: Rama dhe Shqipëria rol ndërmjetësues me Moskën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pushtimi nuk do të jetë shëtitje për Rusinë”/ Ambasadori i Ukrainës: Rama dhe Shqipëria rol ndërmjetësues me Moskën

Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov, ka pranuar rolin e Kryeministrit Rama dhe të Shqipërisë si ndërmjetësues në funksion të një marrëveshjeje për uljen e tensionit me Rusinë. Në një intervistë për emisionin ‘7 pa 5’ në Vizion Plus, Shkurov u shpreh se prania e Tiranës zyrtare është konkrete.

 

 

Dhe këto bisedime do të zbatohet në formatin e masave të efikasitetit, në kuptimin çfarë mund të miratohet nga të 2-ja palët. Dhe në këtë kontekst dhe Shqipëria dhe vende të tjera, që kanë përmasa të vogla, mund të luanin, dhe unë shpresoj se do ta luajnë, një rol konstruktive. Ne besojmë në këtë! Më së shumti, behet fjale këtu, jo për nivelin dypalësh, por për nivelin i organizatave ndërkombëtare. Ekzistojnë iniciativa të rëndësishme, iniciativa praktike, nga ana e qeverisë shqiptare, të cilat synojnë të mirën për Ukrainën. Por fatkeqësisht, për këto por edhe për iniciativa të tjera të ngjashme, për momentin nuk mund të flas. Por ju siguroj se ndihet një rol praktike edhe të Kryeministrit edhe të qeverisë aktuale shqiptare.

Advertisement

 

Ambasadori përmendi përpjekjet e shumta për një zgjidhje diplomatike të tensionit, por shtoi se në rast lufte, futja e ushtrisë ruse në territorin ukrainas nuk do të jetë një shëtitje në park.

“Në të njëjtën kohë, nëse krahasojmë forcat e armatosura të Ukrainës, në momentin i parë të agresionit, në 2014, sot ushtria ukrainase shumë herë ndryshon numerikisht, pra në sasinë. Është shumë më e trajnuar, e armatosur, dhe mbi të gjitha e motivuar. Dmth, nuk mund të flasim, se në rastin e një përplasje ushtarake, ushtria ukrainase do të fitoi, por mund të themi se as për palën ruse kjo nuk do të jetë një shëtitje.”


I pyetur nëse Ukraina është e gatshmë të heqë dorë përfundimisht nga NATO në këmbim të paqes me Rusinë, ambasadori tha se për këtë cështje nuk mund të vendosë Moska dhe se antarësimi ose jo mbetet një cështje e brendshme e qeverisë ukrainase.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy