Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë mbrëmjen e sotme në konferencë për mediat ku ka folur lidhur me situatën në Ukrainë.

 

Ai dënoi sulmin rus mbi Ukrainë dhe shtoi se Shqipëria pozicionohet në krah të SHBA dhe BE në këtë situatë. Meta tha se Rusia duhet t’i kthehet sa më shpejt rrugës së dialogut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky përshkallëzim i pa justifikueshëm përbën shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombëtare dhe minon. Shprehim dhimbjen e thellë për të humburin në këtë sulm. Shpreh solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës. Republika e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s i bashkohet thirrjes së aleancës drejtuar Rusisë për të braktisur këtë gjuhë të dhunës dhe të kthehet në rrugën e dialogut. Shqipëria qëndron unison me NATO-n dhe BE”, tha Meta.