Pushtimi i Ukrainës/ Kim bisedë me Ramën e Xhaçkën: SHBA dhe Shqipëria do të koordinohen ngushtë me NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pushtimi i Ukrainës/ Kim bisedë me Ramën e Xhaçkën: SHBA dhe Shqipëria do të koordinohen ngushtë me NATO

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe ministren  e Puneve të Jashtme, Olta Xhaçka lidhur me sulmin që Rusia bëri mbi Ukrainë.

 

Kim thekson se SHBA dhe Shqipëria do të koordinohen për aksionet ndaj Rusisë duke qenë edhe në një linjë me NATO .

 

Advertisement

“Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim diskutoi sot me kryeministrin Edi Ramën dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO dhe Këshilli i Sigurimit në OKB për t’i kërkuar llogari Rusinë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy