Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se pas pushimeve te fundvitit shkolla do të fillojë në datën 11 janar. Këtë njoftim ajo e bëri teksa merrte pjesë në vizitën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Bashkinë e Pustecit.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi.

Ky vendim është marrë në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve, shtoi ministrja.

Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon të jetë i alternuar, në mjediset fizike dhe online.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";