Punonjësi 19-vjeçar humbi jetën në Portin e Durrësit, arrestohen 3 kolegët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Punonjësi 19-vjeçar humbi jetën në Portin e Durrësit, arrestohen 3 kolegët

Pas aksidentit fatal dje në Portin e Durrësit, ku humbi jetën punonjësi 19-vjeçar, policia ka arrestuar tre persona.

 

Në pranga kanë përfunduar R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën e përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, N. V., 64 vjeç, manovrator i makinerisë, si dhe B. T., 42 vjeç, kryemekanik i ofiçinës.

 

Advertisement

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.

 

Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy