
Protesta e banorëve të Sinecit sjell ndërprerjen e punimeve të mjeteve të kompanisë ndërtuese.
Revolta e tyre vjen pasi firma nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve.
Ata janë përleshur me forcat e policisë, duke bllokuar me forcë mjetet e firmës.
Kompania e ndaloi punën vetëm një ditë dhe i rifilloi sërish punimet, ndërkohë që sipas banorëve kjo e fundit i terrorizoi natën, duke u dërguar persona të armatosur në dyert e banesave.
Advertisement