Grekët e shtyjnë deri në datën 7 qershor hyrjen e të punësuarve sezonalë në vendin e tyre. Një gjë e tillë është bërë me dije nga burime pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Pra, shqiptarët që do të punojnë në vendin fqinj me punë sezonale në bujqësi nuk do të futen dot edhe për shtatë ditë të tjera. Deri në 7 qershor është e ndaluar hyrja në Greqi edhe për shqiptarët me dokumente greke, edhe pë rata që duan të kalojnë tranzit për të hyrë në vendet e BE-së.
Po ashtu, nuk lejohet hyrja e mjeteve te tonazheve të rënda, autobusëve si dhe veturave, madje edhe shtetasit shqiptarë të punësuar sezonale do ta zgjidhin vetë udhëtimin drejt vendit fqinj. Gjatë 24 orëve të fundit nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë dalë 172 shtetas shqiptarë.