Ndodh sërish. Edhe këtë herë është publikuar teza e provimit të maturantëve, ajo e Matematikës.

Një orë pas nisjes së provimit, dy tezat e Matematikës janë publikuar në faqen “studentët denoncojnë” në Instagram.

Kjo është hera e tretë që publikohen në rrjete sociale tezat e povimeve të Maturës.

Ministria e Arsimit, në një reagim shprehet se publikimi i tezës nuk e cënon procesin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot rreth 28 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të tretë, atij të Matematikës i cili nisi në orën 10 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Provimi i fundit që maturantët do t’i nënshtrohen është ai i Lëndës me Zgjedhje në datën 24 qershor.

Përsa i përket rezultatit të notave, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e Gjuhës së Huaj, ndërsa në ditët në vijim pritet të dalin rezultatet e lëndës Gjuha Shqipe dhe Letërsi./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";