Publikohet “dokumenti slloven” që ringjall idenë për ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikohet “dokumenti slloven” që ringjall idenë për ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

Media sllovene “Necenzurirano.si” ka publikuar sot një “dokument diplomatik jozyrtar” që flet për ndryshim të kufijve në Ballkan.

Sipas kësaj medie, “dokumenti jozyrtar” “Ballkani Perëndimor- rruga përpara”, i cili është dërguar në Bruksel nga kryeministri slloven Janez Jansha, flet për kufij të rinj në hapësirën e Ish-Jugosllavisë.

Aty flitet për shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës, për aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në pjesën e “dokumentit” që flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë thuhet se 95 për qind e qytetarëve të Kosovës dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë dhe se vullnet i ngjashëm ekziston edhe në Shqipëri.

Advertisement

Aty thuhet se zonat e Kosovës ku serbët përbëjnë shumicën do të kenë një status special, të ngjashëm me statusin e Tirlit Jugor.

“Në Kosovë, 95 për qind e qytetarëve dëshirojnë të bashkohet me  shtetin amë të shqiptarëve, Shqipërinë.

Situata e ngjashme ekzsiton edhe në Shqipëri.

Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent.

Advertisement

Pjesa serbe e Kosovës do të marrë status special – duke ndjekur shembullin e Tirolit të Jugut.

Është një provincë autonome në Italinë veriore, ku shumica e popullsisë është gjermanishtfolëse”, thuhet në dokument.

Sipas informacioneve të kësaj media, dokumenti “Ballkani Perëndimor – rruga përpara” është pranuar në zyrën e presidentit Charles Michel, në muajin shkurt.

Por, në Bruksel askush nuk e ka konfirmuar se presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, e ka marrë këtë “dokument” nga kryeministri slloven.

Advertisement

Sipas medias sllovene, Charles Michel e ka marrë këtë “dokument” përmes postës zyrtare diplomatike, prandaj ekzistenca e tij “mund të mohohet publikisht në çdo kohë”,

Sidoqoftë, në qarqet diplomatike në Bruksel këtij “dokumenti” i referohen si “dokument slloven”, pasi dërgimi i tij në adresa të ndryshme është bërë nga kabineti i kryeministrit Jansha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy