Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë të përbashkët me drejtoreshën e AKSHI-t se ku foli për skandalin me publikimin e pagave.
Rama thesoi se ngjarje të tilla si rrjedhja e të dhënave kanë ndodhur edhe në vende me kapacitetet më të larta të mbrojtjes si SHBA, Rusi apo Kanada.
Rama tha se sistemi është krijuar më shumë se 8 vite më parë ku janë angazhuar forca teknike shqiptare dhe një vend i BE i cili ka mundësuar kredinë e butë për krijimin e tij. Kreu i qeverisë theksoi se do të merren në pyetje të gjithë inspektorët që kanë pasur askses dhe shtoi se nga sot AKSHI do të ketë një sistem sigurie shumë të lartë që do të regjistrojë edhe lëvizjet e mousit.
“Ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitetet shumë të larta edhe të mbrojtjes kibernetike që nga SHBA, Rusi, Kanada, Kjo është një sfidë e re e kohës. Dëshiroj të theksoj një fakt që është shumë i rëndësishëm. Sot qytetarët duan të dinë sa të sigurta janë ndërveprimet e tyre me sistemin tonë që në rastin konkret me sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një program dhe një sistem digjital të krijuar më shumë se 8 vite më parë me një kredi të butë të një vendi të BE ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë që në krye të herës administratorë të këtij sistemi.
AdvertisementNë asnjë mënyrë nuk e them për të hedhur hije dyshimi mbi ta por për të thënë që ky sistem dhe ndonjë tjetër i përkasin një trashëgimie që po punohet me një proces të integrimit të plotë të sistemit të mbrojtjes që nuk është e lehtë për t’u bërë. Sistemi është një sistem ku kryhen miliona ndërveprime. Këto dy aspekte, ai i punës dhe i gjithë ndërveprimit të AKSHI me sistemin e tatimeve nuk janë në asnjë formë të lidhura me njëra tjetrën.
Kjo për të siguruar qytetarët për integritetin e të dhënave. Ne jemi të ekspozuar, ashtu si janë të gjithë. AKSHI është një institucion që funksionon me tre shtylla programimi, për mbajtjen e sistemeve, kërkimin shkencor por edhe mbrojtjen kibernetike që është pjesë e punës së AKSHI-t përballë çdo javë me sulme. Për të forcuar sistemin tonë të mbrojtjes po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike General Johns, që është e përfshirë aktualisht në vendin tonë në mbrojtjen e OST dhe KESH. Prej momentit kur ata janë përfshirë dhe deri më sot jemi të lumtur me performancën dhe rezistencën. Thënë të gjitha këto, këtu si thashë analizat paraprake tregojnë që eventualiteti i një sulmi kibernetik është minimal. Eventualiteti i ndërhyrjes nga brenda në sistem përmes individësh është shumë i lartë.
Kështu që ndërkohë që përforcimi i mureve mbrojtëse vazhdon në mënyrë sistematike, në këtë rast është e rëndësishme të bëhet një hetim i thellë me ekspertë të fushës dhe të merren në pyetje të gjithë inspektorët që kanë askes në sistem. Ky është një sistem i hapur, një sistem pune. Duke qenë se sistemi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që lë gjurmë për çdo ndërhyrje, mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal përmes veprimeve mekanike është shumë e lartë, Kemi të bëjmë me faktorin njerëzor. Sistemi është relativisht i vjetër dhe ekspozimi bëhet më i lartë. AKSHI sot ka hyrë në një fazë tjetër me një teknologji shumë më të lartë që bën të pamundur çdo veprim manual mbi sistemin. Edhe mekanik. Çdo futje e çdo personi në sistem është e regjistruar. Çdo lëvizje e miut digjital është e regjistruar”, tha Rama
Advertisement