“Pse mendon se jam kineze?”/ Yuri Kim lë pa fjalë komentuesin, e fton për kafe në Ambasadë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pse mendon se jam kineze?”/ Yuri Kim lë pa fjalë komentuesin, e fton për kafe në Ambasadë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi të hënën një vizitë në qytetin e Pogradecit. Ajo ndau edhe një foto me ku shfaqej krah këngëtares së njohur, Ermira Babaliu.

 

Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendje ishte komenti i një qytetari, i cili e quan diplomaten, kineze.

 

Advertisement

“Miqësia shqiptaro-kineze është një histori e dashur dhe e vjetër. Ju uroj një ditë të mbarë në Pograec” shkruan një ndjekës në faqen e ambasadores.

 

Ambasadorja ka befasuar me reagimin e saj, e cila nuk ka nguruar t’i kthente një përgjigje komentuesit, duke e ftuar edhe në zyrën e saj, në Ambasadën Amerikane, për të diskutuar mbi shtetësinë e saj.

 

Advertisement

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Do ju mirëprisja në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, Unë mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i është përgjigjur ambasadorja Kim.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy