Resorti “San Pietro” në Gjirin e Lalëzit është një nga komplekset rezidenciale që ofron një stil jetese që më parë konsiderohej luks dhe po sjell një model europian në bregdetin shqiptar.

 

Koncepti i resortit është të ofrojë mundësinë për jetesë buzë detit çdo stinë të vitit, ku vlerat e resurseve natyrore ndërthuren edhe me benefitet e resortit në 24/7 me: restorante/bare/palestër/pishina/fusha sportive të hapura çdo ditë të vitit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë mënyrë, të gjithë ata që vendosin të bëjnë një investim afatgjatë për të ndryshuar cilësinë e jetës së tyre, do jenë të lumtur me zgjedhjen e tyre.

 

Shqipëria ka fatin të jetë në një vendndodhje ideale përsa i përket natyrës. Mundësitë për të jetuar buzë detit janë të shumta. Klientët gjithnjë e më shumë preferojnë të zhvendosen në qytete bregdetare. Për këtë zgjedhje, ka edhe një arsye.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qëkur njerëzit kanë filluar të eksplorojnë planetin, ata kanë ndjekur ujin dhe i kanë zhvilluar habitatet e tyre pranë ujit. Kalimi i oqeaneve dha mundësi për zbulime të reja duke ndryshuar rrjedhën e historisë. Edhe sot nën petkun e udhëtarit apo turistit ikim pranë ujit, lumit, liqenit, detit, si në zbulim të territoreve të reja dhe të pa eksploruara. Kthehemi me pushime aty ku kemi kujtimet e lumtura të fëmijërisë dhe mbushim rrjetet tona sociale me foto të plazheve apo pushimeve në bregdet, sepse dhe pamja e tyre na bën të ndihemi mirë.

 

Ndjenja e qetësisë që përfitojmë nga uji dhe nga ngjyra e tij është ajo që shkëncëtarët quajnë “mendja blu”, një mënyrë për t’u qetësuar dhe shkëputur nga stresi apo nga jeta hiperaktive. Prandaj, tërheqja që kemi nga ngjyrat e natyrës, blu apo e gjelbërt, nuk është rastësore, por e bazuar në fakte shkencore. Jo më kot në kohët viktoriane, ajri i detit ishte kura më e mirë për shumë sëmundje, nga ato emocionale, deri te ato pulmonare. Studimet e biologëve, kanë treguar që njerëzit që jetojnë në bregdet janë më të shëndetshëm dhe të lumtur. Studime të tjera, kanë treguar që niveli i stresit te njerëzit, ulet nëse ata shohin foto natyre dhe nëse këto foto përmbajnë ngjyrën e detit. Ndërkohë që zëri i njeriut, nga ana tjetër, trajtohet si faktori numër 1 që rrit stresin në ambiente pune.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dashuria dhe ndjesia e mirë që na dhuron uji na bën të lumtur pa e ditur mirë pse, por kur ikim dhe zgjedhim vendin për të udhëtuar, është sikur paguajmë për ndjesi të mira. Sepse në fund, kjo fuqi e madhe, që është uji, ngjason dhe me njeriun, here i qetë dhe herë me dallgë. Në fakt, po të mendosh që më shumë se 70 për qind e tokës dhe e trupit të njeriut përbëhet nga uji, e kupton lehtë pse kur je pranë detit fle më mirë, ose ndihesh më i gjallë, por me një qetësi të papërshkrueshme. Jo më kot, të gjitha pajisjet që ndihmojnë për një gjumë të mirë përdorin zhurmat e shiut, detit apo një lumi.

 

Sa herë na ndodh që kur duam të ndihemi mirë, të qetë dhe paqësorë, ikim në natyrë për të kthjelluar mendimet tona, për të t’u ndierë në paqe, për t’u karikuar dhe për të gjetur një tjetër dimension për jeten dhe veten.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mos harroni dhe që të dhënat nga kompanitë e pasurive të patundshme sugjerojnë që një pronë afër ujit, ka vlerë më të lartë prej të paktën 116,1 për qind, ndërkohë që sektori i turizmit/ndërtimit rrëfen që si klientë, jemi të prirur të paguajmë nga 10 deri 20 për qind më shumë për një banesë apo apartament pranë detit dhe natyrës.

 

Kështu që kur zgjidhni shtëpinë e re apo pushimet, kini parasysh që po bëni një investim afatgjatë që do ndikojë në cilësinë e jetës tuaj dhe nëse zgjidhni zonën e detit, keni investuar në shëndet dhe lumturi për gjithë familjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Beautiful luxury umbrella and chair around outdoor swimming pool in hotel and resort with coconut palm tree on blue sky – Boost up color Processing
Young woman drinking juice bu the pool

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";