Pse Basha gënjen sa herë që del e flet? / Nishani “vë me shpatulla pas murit” kryedemokratin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse Basha gënjen sa herë që del e flet? / Nishani “vë me shpatulla pas murit” kryedemokratin

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas konferëncës së kreut të PD, Lulzim Basha para mediave.

Nishani pyet pse Lulzim Basha gënjen sa herë që del e flet? Sipas Nishanit, Basha duhet të përgjigjet pse kërkon ta minojë e ta fus vettingun në xhepin e pengmarrësit të tij ?

Ai thekson se PD dhe opozita as nuk drejtohet e as bëhet e besueshme për shqiptarët, me një kryetar që vetëm gënjen

Pse Lulzim Basha gënjen sa herë që del e flet ? Eshtë e vërtetë që opozita kërkoi vetingun e politikanëve në 2018, por nuk e kërkoi atë nga SPAK. Askush sot nga opozita nuk është kundër vetingut, po përse L. Basha kërkon ta minojë e ta fus atë në xhepin e pengmarrësit të tij ? Kjo është pyetja që ai duhet ti përgjigjet.

Advertisement

Përveç shumë e shumë arsyeve pse SPAK nuk ka as legjitimitetin, as moralin, as besueshmërinë e as gjasë të bëjë vetingun, kjo tezë spekulative e L. Bashës bie poshtë vetëm me një argument të thjesht ligjor. Vetimi nuk është hetim penal.

Vetimi bëhet me legjislacion, mekanizma, aktor, të posaçëm, të përkohshëm, të pavarur, për të evidentuar fakte e prova të paligjshmërisë. SPAKU , është pikërisht për të marrë më pas këto fakte e prova për ti hetuar penalisht. SPAK nuk mund të pregatisë punën për SPAK.

Kjo nuk është vetëm qesharake por djallëzi prej skuthash. Vetimi i pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe familjarëve të tyre do të bëhet me patjetër një ditë të afërme, do apo nuk do L. Basha dhe E. Rama.

PD dhe opozita as nuk drejtohet e as bëhet e besueshme për shqiptarët, me një kryetar që vetëm gënjen ! Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë”, shkruan Nishani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy