Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e opozitës që mandati i deputetes, njeherësh ministres së Jashtme Olta Xhacka, të dërgohet në Gjykaten Kushtetuese.
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve shumica paraqiti raportin përfundimtar duke mbrojtur bindjen e saj se Xhaçka nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka përfituar nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor.
Advertisement
Nga ana tjetër dy grupimet e Partisë Demokratike paraqiten raportin e tyre, ku nënvizuan se Parlamenti duhet të dërgojë në Kushtetuese mandatin e deputetes Olta Xhacka, pasi vetëm kjo gjykatë ka të drejtë të vendosë mbi këtë çështje.
Opozita pretendon se Ministrja e Jashtme përfitoi pasuri publike përmes bashkëshortit që u shpall investitor strategjik.
Advertisement