PS, pa vendim për Ornaldo Rakipi/ Alibeaj: Rama mban karrigen e kryeministrit falë “non gratave”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS, pa vendim për Ornaldo Rakipi/ Alibeaj: Rama mban karrigen e kryeministrit falë “non gratave”

Mbetet e paqartë nëse deputeti i qarkut të Tiranës, Oranldo Rakipi, do të përjashtohet ose jo nga grupi parlamentar, pasi PS nuk ka ende një vendimmarrje për të. Shkak për diskutimin mbi përjashtimin e tij është bërë shpallja non grata e të atit nga SHBA.

 

Sipas Alibeajt, kjo tregon që Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’, me argurmentin se ata e ndihmojnë të mbajnë karrigen e kryeministrit.

 

Advertisement

“Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve. E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit. Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramën dhe deputetët e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit. Me avokatinë  e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve. Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur”, shkruan Alibeaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy