Në propozimet e socialistëve për pastërtinë e figurës “non grata” nuk do të jetë njëri prej tyre.
Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS-së tha se nuk do të kërkohet që në ligjin e dekriminalizimit, personave që janë shpallur “non grata”, siç është rasti i kryedemokratit Sali Berisha t’i ndërpritet mandati i deputetit.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Kjo nuk është një çështej që nuk mund të adresohet në këtë kontekst ose në këtë paketë që ne po diskutojmë.
Por mazhoranca qeverisëse po përgatit një tjetër mekanizëm. Në propozimet e saj përveç bashkëpunëtorëve dhe të favorizuarve të ish-sigurimit të shtetit, të jenë edhe ish-sekretarët e partive të punës që duhet të përjashtohen nga politika. Dhe Sali Berisha është një ish-sekretar i Partisë së Punës.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Është e paparanueshme, një sekretar partie, tanimë i shpallur dhe non grata, që ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin e Shqipërisë dhe jetën politike në vend.
Sali Berisha nuk është qëllimi i vetëm i mazhorancës qeverisëse. Në propozimet e tyre për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit janë edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, siç ish presidenti Ilir Meta, dyshohet nga kuvendi dhe autoriteti i dosjeve se është njeri prej tyre.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Rezulton të ketë dokumente të tjera të pabëra publike që e lidhin në aktivitete në bashkëpunim me ish sigurimin e shtetit. Mund ta konfimoj që kjo gjë rezulton në atë dokument. Gërdufja dha dalja nga vetja në raste të tilla, nga një herë të konfirmon që fakti që je kaq i emocionuar dhe kaq i mbushur, ndonjë problem e ke, se nuk je kot.
Taulant Balla thotë se përveç bashkëpunëtorëve, të favorizuarve të ish sigurimit të shtetit dhe ish-sekretarëve të partive, kategoritë që do të përjashtohen apo që do të ndalohen të kandidojnë, të zgjidhen, të emërohen në institucionet shtetërore do të përfshijnë edhe autorët e drejtpërdrejt të krimeve të komunizmit.