PS në kërkim të një presidenti/ Veliaj: Kreu i shtetit duhet të jetë si Moisiu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS në kërkim të një presidenti/ Veliaj:  Kreu i shtetit duhet të jetë si Moisiu

Si partia e cila do të udhëheq procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, socialistët nuk e kanë ende emrin por kanë idenë se kujt duhet t’i përngjajë, ish kreut të shtetit, Alfred Moisiu.

 

I ftuar në konferencën “Rinia dhe e ardhmja e Ballkanit” kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vlerësoi se pasuesi i Ilir Metës duhet të jetë një president që vepron përtej të majtës dhe të djathtës.

 

Advertisement

 

A do të jetë një president si rrjedhojë e konsensusit apo pas dy dekadash ai do t’i përkasë socialistëve? Kjo do t’i mbetet javës së fundit të majit me zyrtarizimin e kandidatit apo kandidatëve për president.

 

“Shumë shpejt do të na duhet të mendojmë për Presidentin e ardhshëm të Shqipërisë. Kam dëgjuar debatet që bëhen sot nëpër studiot televizive, apo qoftë edhe brenda partive tona, për të gjetur identikitin e Presidentit të ardhshëm. Njëri thotë duhet të jetë kështu, tjetri thotë duhet të jetë ashtu, të ketë këtë moshë apo atë moshë, por në fund të gjithë kanë një të përbashkët: kush i do të mirën këtij vendi dhe do të sugjerojë identikitin e Presidentit të ardhshëm të Shqipërisë, thotë: ai duhet të jetë si Presidenti Moisiu sepse besoj se ka një konsensus të jashtëzakonshëm, përtej bindjeve politike, përtej të majtës dhe së djathtës, përtej myslimanëve dhe të krishterëve, përtej veriut dhe jugut, se ai është identikiti i Presidentit që na duhet. Një njeri me rrënjë, një njeri me bosht, që është në shërbim të publikut”, tha Veliaj.

Advertisement

 

Për nga kriteret, kryesocialisti Edi Rama kërkon një shtetar apo shtetare që t’i rikthejë institucionit të presidentit normalitetin njerëzor, moral dhe ligjor. Ende pa përçarjen e Partisë Demokratike, Edi Rama ishte për dialog me të, tanimë me dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe rikthimin e Sali Berishës duket se është një çështje e vdekur.

 

Për të udhëhequr procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit jo vetëm brenda mazhorancës qeverisëse por edhe për të negociuar për konsensus me opozitën, socialistët kanë përcaktuar Taulant Ballën, Damian Gjiknurin dhe Elisa Spiropalin.
Me kushtetutë socialistët mund ta zgjedhin vetë presidentin në raundin e tretë. Shumica e kërkuar është e thjeshtë, 71 vota pro dhe ata i kanë.

Advertisement

 

Për të shkuar në një president me konsensus të gjerë, Edi Ramës i duhet edhe miratimi me votë i opozitës. Me gjithë votat e social-demokratëve, ai zotëron 77. Për ta zgjedhur që në raundin e parë duhen 84, çka do të thotë se shtatë vota duhet të gjenden ose të rrjedhin mes deputetëve të ndarë në mbështetës të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy