Per te paren here prej filimit te kesaj legjislature te gjithe deputetet bashkojne votat per te miratuar ne parlament nje ligj qe lidhet me procesin e integrimit.
Ligji eshte hartuar nga demokratja Jorida Tabaku e socialisti Taulant Balla dhe I jep me shume fuqi komisionit te integrimit dhe opozites ne procesin e negociatave per anetaresim.
Prej shtatorit te vitit 2021 ka pasur disa ligje te cilat jane votuar nga demokratet e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj por eshte hera e pare qe voten pro ligjit e deklaron edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ajo pjese e PD e drejtuar prej tij.
SALI BERISHA
Advertisement“Kemi mbështetur pa rezeverva çdo akt në funksion të këtij procesi. Ky akt është nj thjesht një letër e vdekur, pasi ju veproni çdo ditë në kundërshtime me parimet e procesit.”
E gjithe séanca e sotme plenare ka qene nga te rrallat séance ku mazhoranca dhe opozita kane rene dakord per te votuar se bashku disa ligje, mes te cilave edhe ndryshimin e kodit rrugor.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
“Po boll qatë përpara dhe votoni gjërat që bëjnë ne, mos u kompleksoni. Po ta kishim miratuar kodin e rrugores 3 javë më parë, s’do ndodhte ai aksidenti i frikshëm. “
Advertisement
Ndryshimet ne kodin rrugor jane propozuar nga Taulant Balla e Enkelej Alibeaj dhe jane miratuar me konsensus ne fundin e vitit te kaluar, por vetem sot ato pritet te votohen ne parlament.