A do të dalë apo jo anija hidroelektrike turke “Cesme” në Egjeun Qendror për kërkime?
Kjo pyetje ka vënë nën tension qeverinë greke gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes Kombëtare janë vënë në lëvizje, mbledhin dhe dekodojnë të gjithë informacionin që vjen nga lëvizjet e fundit të Turqisë.
Autoritetet turke njoftuan dy ditë më parë për kryerjen e kërkimeve nën det në brendësi të ishujve grekë duke shkaktuar reagime të forta në Athinë.
Mirëpo, sot, deri rreth orës 10:30 të mëngjesit të enjten, 18 shkurt anija turke “Cesme” nuk ka kaluar ngushticat.
Mediat greke raportojnë se Navtex i lëshuar të hënën nga stacioni bregdetar i Smyrna është i paligjshëm, pasi pala turke nuk ka asnjë autoritet të lëshojë një njoftim për punë hidrografike në zonë. Sipas “Protothema” përgjegjësia ekskluzive për licencimin e kërkimit në këtë zonë u takon shërbimeve greke.
Diplomacia greke pritet të denoncojë si të pavlefshme dhe të paligjshme Navtex-in turk me të cilin Erdogan paralajmëron se anija “Cesme” do të vazhdojë me punën kërkimore për një periudhë prej 13 ditësh, nga sot deri në mesnatë të 2 marsit. (abcnews)