Prova të reja për Metën në SPAK/ Valteri tregon detajet, çfarë po ndodh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prova të reja për Metën në SPAK/ Valteri tregon detajet, çfarë po ndodh

Ish deputeti Halit Valteri ka depozituar sot në SPAK prova të reja për Ilir Metën për lobimet në SHBA.

 

Në një lidhje live në edicionin e lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Erion Zeqiraj, Valteri tha se prova më e re që depozitoi në SPAK ishte një kontratë e firmosur nga vetë Ilir Meta për lobimet në Amerikë.

 

Advertisement

“Janë vazhdimi i provave të dërguara nga kallëzimi i parë. Kjo është pjesa e tretë. Është kontrata e firmosur nga Meta e cila është një provë që u bashkohet kallëzimeve të mëparshme ku SPAK ka marrë nën hetim ish presidentin Ilir Meta”, tha Valteri.

 

Ish deputeti thekson më tej se SPAK ka nisur procedimin penal për Metën dhe pritet që ky i fundit të jap deponimin e tij gjatë ditëve në vijim.

 

Advertisement

“Për sa kohë dihet dhe konfirmohet nga SPAK që ka nisur procedimi penal, Meta është person nën hetim për lobimet dhe pritet të shihet ditët në vijim kur të jap deponimin e tij”.

 

Valteri ka shprehur bindjen se Meta do të përfundojë pas hekurave për çështjen e lobimit.

 

Advertisement

Ai tha se ka besim tek institucionet në vendin tonë, pasi sipas tij provat e depozituara janë marrë nga onstitucione zyrtare në SHBA.

 

“Unë besoj te institucionet e shtetit tim, në këtë shtet ku besoj dhe të rris fëmijët e mi. Të gjithë dokumentat janë marrë nga FARA, që nxjerr të gjitha kompanitë lobuese se ku i ka marrë paratë. 1.2 milionë dollarë nuk ja kanë ngarkuar kot Metës dhe partisë së tij në SHBA. Askush nuk fut para për të bërë shërbime falas”, tha Valteri.

 

Advertisement

Ish deputeti, komentoi edhe takimin e Metës me ambasadoren Yuri Kim, ku e cilëson si një vizitë zyrtare nga ana e diplomates, për aq kohë sa ish presidenti ka një forcë politike dhe deputet në Kuvend.

“Ilir Meta është faktor politik, ka një grup parlamentar dhe një parti politike. Është person që takohet nga ambasadorë. Ilir Meta takohet si një person që ka parti politike. Çdo parti që ka një votë në Kuvend takohet nga ambasadorët. Nuk shikoj logjik ambasadorja të takoj Metën për akuzat që janë në SPAK. Nëse ke vjedhur dhe ke përdorur kompani lobuese offshore nuk ka çfarë të bën asnjë njeri”, përfundoi Valteri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy