Tre persona në Durrës u vendosën nën hetim për një protestë të paligjshme të organizuar të mërkurën.
Shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Skrapar, A. G.,52 vjeç, banues në Divjakë dhe Xh. D., 52 vjeç, banues në Shijak kanë protestuar sepse u anuluan udhëtimi i tyre me traget.
Advertisement
Ata mblodhën në protestë edhe pasagjerët e tjerë të tragetit. Veprat penale për të cilat janë proceduar penalisht tre personat e lartpërmendur janë “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.